Top Channel/ Biden jep OK-in për F16-tat: “Turqia është aleate e NATO-s”!

Top Channel/ Biden  jep OK-in për F16-tat: “Turqia është aleate e NATO-s”!

Kërkesa e Turqisë për të blerë 40 avionë të rinj F16 nga kompania amerikane Lockheed Martin dhe për të modernizuar me ndihmën e saj avionë luftarakë ekzistues, e ka mbështetjen e adminisratës amerikane, thonë mediat turke, edhe pse dicka e tillë fillimisht u konsiderua si e vështirë.

Turqia dërgoi në 30 shtator një kërkesë zyrtare për këtë qëllim, thotë Bloomberg, që shton se këtë cështje presidenti Rexhep Tajip Erdogan pritet ta diskutojë në një takim me shefin e Shtëpisë së Bardhë Joe Biden në kuadër të samitit të G20-tës. Për takimin megjithatë, nuk ka ende një njoftim zyrtar. Lajmi për lëvizjen e fundit që do t`i kushtojë Ankarasë 6 miliardë dollarë u raportua më së pari nga Middle East Eye me seli në Londër, e cila citonte një zyrtar turk të pohonte se nëse flota e avionëve F16 të Turqisë nuk rimëkëmbet, “atëherë në rrezik është jo vetëm siguria e Ankarasë, por edhe ajo e krahut jugor të Nato-s”.

E përditeshmja turke Milliyet citoi zëdhënësin e presidencës, Ibrahim Kalın të pohojë se nëse problemet aktuale me SHBA-në zgjidhen, atëherë Turqia do të përfshihet përsëri në programin e F35-save. Megjithatë, nësë kjo nuk ndodh vazhdoi ai, atëherë kërkimi për alternativa të tjera do të vazhdojë.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Turkey#TopChannelNews

lajmetop channeltop channel shqiperi

Post a Comment

0 Comments